Lajm i mirë për aktorët, ja kur do të rriten pagat e tyre
Është arritur marrëveshja në mes Sindikatës së Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Kulturës për rritjen e pagave të aktorëve, pas grevës së tyre disa ditëshe.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka thënë se pagat e aktorëve dhe të të gjithë krijuesve dhe performuesve do të rritën në janar të vitit 2018.
Aktorët para mediave lexuan marrëveshjen, ndërsa thanë se “në rast se Ministria nuk i përmbahet kësaj marrëveshjeje, ne do ta vazhdojmë grevën”.