Lajm i mirë, të konsumosh kaq verë çdo ditë mban doktorin larg

Lajm i mirë, të konsumosh kaq verë çdo ditë mban doktorin larg

Studimet e fundit tregojnë se konsumimi i një gotë vere bën mirë për shëndetin dhe mban doktorin larg. Kjo nuk është për t’ju inkurajuar të pini alkool, por një konsumim i balancuar në fakt lidhet me më pak shtrime në spital.

Studimi, i publikuar nga revista “Addiction” përfshiu 21000 njerëz që jetonin në rajonin e Molisës së Italisë, për gjashtë vjet.

Studiuesit amerikanë dhe italianë dolën pikërisht në përfundimin se ata që pinin 1 gotë verë në ditë kishin më pak probleme shëndetësore se ata që konsumonin shumë, apo ata që nuk konsumonin fare.

” Vumë re që konsumimi i tepruar i alkoolit është i lidhur me një probabillitet më të lartë të shtrimit në spital, kryesisht në sëmundjet e lidhura me alkoolin apo kancerin.”- është shprehur doktoreshë Simona Costanzo.

Tashmë dihet që vera ka fuqi të larta antioksiduese dhe ndikon në uljen e problemeve të zemrës. Prandaj shiheni me një sy tjetër, por mos e teproni. /Blitz.al/

Shpërndaje në: