Lajm i mirë për Real Madridin: Hazard rikthehet në fushë – shihet duke stërvitur

Lajm i mirë për Real Madridin: Hazard rikthehet në fushë – shihet duke stërvitur

Eden Hazard ka pasur shumë probleme me lëndime këtë sezon me Real Madrid.

 

Belgu është duke kaluar në një periudhë shumë të keqe me lëndime, pasi së fundmi ai u lëndua më 4 shkurt.

Tani është raportuar se ai është rikthyer në fushën e gjelbër dhe po afrohet drejt rikthimit.

Klubi madrilien kishte njoftuar se Hazardi ka dëmtuar kofshën e tij të majtë dhe nuk kishin njoftuar për rikthimin e tij.

Hazard mund të rikthehet në formacionin startues te Los Blancos më 20 shkurt në ndeshjen ndaj Valladolid.

Shpërndaje në: