Lajm i mirë për Arsenalin – Jesus kthehet në stërvitje të plota me klubin

Lajm i mirë për Arsenalin – Jesus kthehet në stërvitje të plota me klubin

Tashmë dhe është zyrtare, Gabirel Jesus është rikthyer në stërvitje të plota te Arsenali.

Braziliani ishte i lënduar për rreth 4 muaj dhe ai sot u pa duke u stërvitur te klubi i Arsenalit, shkruan Periskopi.

Sulmuesi nuk ka zhvilluar asnjë minutë që nga lëndimi që pësoi në nëntor ndaj Wolves, para se të lëndohej sërish në gju gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Sidoqoftë, kjo pritje që sa muaj tashmë ka marrë fund pasi Jesus është rikthyer në stërvitje të plotë me bashkëlojtarët dhe padyshim do të jetë ndihmë e madhe për “Topçinjtë” që po garojnë me Manchester Cityn për të siguruar titullin e parë që nga viti 2004.

Shpërndaje në: