Lajm i mirë: Barnabas Varga jashtë rrezikut për jetën
Lehtësim pas frikës së madhe. Barnabas Varga nuk është në rrezik për jetën. Këtë e ka konfirmuar trajneri hungarez Marco Rossi pas ndeshjes ndaj Skocisë, në të cilën ka lindur një shqetësim i madh për lojtarin që u përplas aksidentalisht me portierin kundërshtar Gunn.
Sipas mjekëve, sulmuesi ka thyerje të mollëzës të cilët e kanë mbajtur gjatë gjithë natës në spital, teksa gjendja e tij është e stabilizuar. Hungarezi do t’i nënshtrohet operacionit pasi ka pësuar fraktura të shumta në kokë dhe zhvendosje të disa kockave të kafkës.
Në reagimin për mediat, tekniku Rossi pranoi se nëse Hungaria kalon më tej, 29-vjeçari nuk do të ishte i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës. Hungaria përfundoi në vendin e tretë të grupit A me 3 pikë, për të qenë në mesin e 4 ekipeve më të mira të renditura të tretët në 6 grupet e Europianit./Klan News