Lajm i keq për Milanin: Morata do të mungojë tri javë
Një lajm i keq për Milanin e ri të Paulo Fonsecas pas barazimit me Torinon me rezultat 2:2.
Alvaro Morata, pasi shënoi gol, e ka pësuar një lëndim muskulor, i cili do ta lë jashtë fushës së blertë për së paku tri javë.
Ky rezultat u nxor pas kontrolleve mjekësore që i bëri sulmuesi spanjoll, shkruan “Skysport”, përcjell “Gazeta Express”.
Ish-futbollisti i Real Madridit, Chelseat, Juventusit e Atletico Madridit, do të mungojë në ndeshjet e xhiros së dytë dhe të tretë në Serie A, kundër Parmës respektivisht Lzios, ndërsa nuk do të jetë në dispozicion as të Kombëtares së Spanjës për Ligën e Kombeve, nga 5 deri më 8 shtator.
Një goditje për “Rossoneri” duke e pasur parasysh se Morata konsiderohet si sulmuesi kryesor, por edhe për “Stuhinë e Kuqe”.
Milani ndërkohë është në kërkim të një sulmuesi të dytë dhe do të mundohet t’i shfrytëzojë 10 ditët e fundit të afatit kalimtar për ta marrë zëvendësuesi ne Moratas.