Lajçaku takon Bonnen në Paris, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçaku takon Bonnen në Paris, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Paris.

Ai atje ka takuar homologun e tij francez, Emmanuel Bonne, me të cilin kanë biseduar edhe për situatën me dialogun mes dy vendeve ballkanike.

“Pata një diskutim shumë strategjik mbi situatën e dialogut me Emmanuel Bonnen, këshilltarin diplomatik të presidentit francez dhe me bashkëbiseduesit e Ministritë së Jashtme të Francës”, tha ndër të tjera Lajçak.

Ai njoftoi se ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me shoqërinë civile nga Kosova dhe nga Serbia.

Shpërndaje në: