Lajçaku nuk do të bëhet ambasador në Zvicër, shkak zhvillimet e paparashikuara
Miroslav Lajcak, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, nuk do të emërohet ambasador në Zvicër dhe Lihetnshtejn.
Kështu kanë bërë të ditur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bernë të Zvicrës, duke shtuar se arsyeja është ‘zhvillimet e paparashikuara’.
“Për shkak të zhvillimeve të papritura, ambasadori i caktuar për Zvicër dhe Lihtenshtejn, Miroslav Lajçak, përfundimisht nuk do ta marrë postin në Bernë. Rrjedhimisht, mandati i ambasadorit të tanishëm, Petros Mavromichalis, është zgjatur deri më 31 gusht 2025”, thuhet në njoftimin e delegacionit.
Gjithashtu, së fundmi emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Lajçak i është është zgjatur mandati deri në janar të vitit tjetër në krye të bisedimeve mes dy vende, ku më pas do të emërohej ambasador në Zvicër.