Lajçak tregon për takimet në New York, përfshinë atë me O’Brien e Kasanof dhe Kurtin e Osmanin

Lajçak tregon për takimet në New York, përfshinë atë me O’Brien e Kasanof dhe Kurtin e Osmanin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të takimeve që ka zhvilluar në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së në New York.

Lajçak ka theksuar pjesëmarrjen e tij në drekën tradicionale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Shefi i Diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, derisa ka përmendur diskutimet për Ballkanin Perëndimor.

Në fotot që ka ndarë janë përfshirë edhe ato nga takimet me Ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, James O’Brien, Emisarin e ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, si dhe nga takimi me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Në fund, ka shprehur besim se diskutimet që kanë pasur do të do të ndihmojnë në krijimin e zgjidhjeve efektive për sfidat me të cilat përballemi globalisht.

“Sapo u ktheva nga një javë intensive në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork! Unë pata mundësinë të përfshihem në diskutime kuptimplota rreth multilateralizmit, ndërtimit të paqes dhe Ballkanit Perëndimor brenda dhe jashtë ndërtesës së OKB-së. Përveç bisedave me miqtë dhe partnerët, mora pjesë gjithashtu në drekën tradicionale të Ballkanit Perëndimor me liderët nga rajoni të organizuar nga HR/VP dhe fola në Samitin e Ndikimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të ËEF-së”, ka shkruar Lajçak.

Shpërndaje në: