Lajçak: Franca është mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë – Serbi
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin e Deleguar për Evropë, Benjamin Haddad.
Në këtë takim u diskutua lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Kështu ka bërë të ditur vetë Lajçak në platformën ”X”.
“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Europë, Benjamin Haddad. Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.