Lajçak takon Vuçiqin në Nju Jork, i thotë se ka nevojë për rizotim për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Lajçak takon Vuçiqin në Nju Jork, i thotë se ka nevojë për rizotim për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në New York me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një njoftimi në “X”, të mërkurën, ka thënë se me Vuçiqin ka folur për nevojën e një ri-zotimi për zbatimin e aneksit të Ohrit.

Këtë mëngjes fola me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në margjinat e #UNGA. Ne diskutuam në detaje për ngjarjet e fundit në Dialog dhe nevojën për ri-zotim dhe zbatimin e (marrëveshjes),Ohrit, gjithashtu në dritën e Lajçak takon Vuçiqin në Nju Jork, i thotë se ka nevojë për rizotim për zbatimin e marrëveshjes së OhritPlanit të Rritjes për rajonin të BE-së” , ka shkruar Lajçak.

Dialogu Kosovë-Serbi është në ngërç. Situata është përkeqësuar edhe më shumë që nga 24 shtatori, ku një grup terrorist vrau policin Afrim Bunjaku – që të martën u shënua njëvjetori i asaj ngjarje.

Përgjegjësinë për aktin e kishte marrë Milan Radojçiq, i cili gjendet në Serbi.

Shpërndaje në: