Lajçak për takimin në Uashington me Richard Verma: Theksova rëndësinë e bashkëpunimit BE-ShBA në Ballkan
Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka qenë në vizitë në Uashigton.
Ai është takuar me e Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Menaxhment dhe Resurse, Richard Verma.
Lajçak në “X” ka shkruar se e ka informuar atë për zhvillimet rajonale dhe dialogun, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit BE-ShBA në Ballkan.
“E informova atë për zhvillimet rajonale dhe dialogun ku theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë BE-ShBA në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
Completed my visit to Washington DC with a highly valuable conversation with @DepSecStateMR Richard Verma. Briefed him on regional developments and the Dialogue, and stressed the importance of close 🇪🇺🇺🇸 cooperation in the Western Balkans.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 7, 2025