Lajçak me 6 shtator vjen në Kosovë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me 6 shtator do ta vizitojë Kosovën, shkruan Periskopi.
Kështu kanë bërë të ditur burimet për Periskopin dhe në agjendë pritet të jetë vetëm takimi me zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi.
Kujtojmë se hapja e Urës së Ibrit është çështja që ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe për këtë Lajcak kishte paralajmëruar se do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel, por pa përmendur ndonjë datë./PERISKOPI/