Lajçak: Anëtarësimi në BE kërkon kompromise historike

Lajçak: Anëtarësimi në BE kërkon kompromise historike

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale, Mirosllav Lajçak, ka theksuar të mërkurën në Shkup se anëtarësimi në BE nuk është një proces i lehtë, dhe si i tillë kërkon bërjen e kompromiseve historike.

“Anëtarësimi në BE është kërkues, ai kërkon kompromise historike dhe ka nevojë që e gjithë shoqëria të ketë sukses. Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë e fokusuar në realizimin e këtij qëllimi”, ka shkruar Lajçaku në platformën “X” të mërkurën.

Brukseli i ka siguruar vendet e Ballkanit Perëndimor se e ardhmja e tyre qëndron në BE, por nën kushtin që t’i zgjidhin çështjet e hapura, kryesisht Kosova dhe Serbia. E për t’iu dhënë shtysa në këtë drejtim, ajo vazhdimisht ndan edhe mjete financiare. E fundit është paketa e rritjes prej 6 miliardë eurosh për lehtësimin e reformave.

Shpërndaje në: