Lahoz shpërndau më së shumti kartonë në përballjen mes Holandës dhe Argjentinës

Lahoz shpërndau më së shumti kartonë në përballjen mes Holandës dhe Argjentinës

Ndeshja çerekfinale mes Holandës dhe Argjentinës e shënoi një rekord në Kupën e Botës.

Gjyqtari Mateu Lahoz shpërndau me shumicë kartonë të verdhë, duke regjistruar edhe rekord për turneun më prestigjioz të futbollit, shkruan Gazeta Express.

Spanjolli nxjerri nga xhepi edhe një karton të kuq, me të cilin e ndëshkoi Denzel Dumfriesin në fundin e ndeshjes.

Përveçse ndëshkoi futbollistët, Lahoz një karton të verdhë e dha edhe për trajnerin e Argjentinës, Lionel Scaloni, si dhe ndihmës-trajnerin e tij, Walter Samuel.

Ndryshe, Argjentina e fitoi këtë ndeshje pas ekzekutimit të penalltive dhe siguroi kalimin për në gjysmëfinale.

Kombëtarja argjentinase në gjysmëfinale do të përballet me Kroacinë.

Shpërndaje në: