Lahm njëherë kishte bërë një ndërhyrje aq perfekte në Eto’o, saqë e detyroi sulmuesin ta përqafonte pastaj

Lahm njëherë kishte bërë një ndërhyrje aq perfekte në Eto’o, saqë e detyroi sulmuesin ta përqafonte pastaj

Philipp Lahm feston ditëlindjen e 38 sot.

Legjenda e Bayern Munichut gjërësisht konsiderohet si një prej mbrojtësve më të mirë të futbollit modern, duke fituar gjithçka nga Kupa e Botës dhe Champions League përgjatë karrierës së bujshme.

Mirëpo, ajo që e bën Lahmin të shndërritë mbi homologët e tjerë legjendarë është diciplina impresive, me të cilën ai regjistroi statistikën e jashtëzakonshme të të mos pasurit asnjë të kuq në tërë karrierën.

Madje edhe mbrojtësit më të diciplinuar dhe edukuar e kanë të vështirë ta kalojnë komplet karrierën profesionale pa u përjashtuar asnjëherë me të kuq, veçanërisht për faktin se janë të detyruar që vazhdimisht të bëjnë ndërhyrje, tra

Por Lahm ishte profesor i artit të mbrojtjes, duke mos kryer asnjëherë ndonjë ndërhyrje dinjitoze për të kuq.

Rikthehemi në sezonin 2010/11 kur Bayern Munichu siguroi një fitore në momentet e fundit në Champions League kundër kampionëve në fuqi atë kohë, Interit.

Mirëpo, po të mos ishte mjeshtria e jashtëzakonshme e Lahmit në ndërhyrje, bavarezët shumë lehtë kanë mundur të gjejnë veten viktimë të penalltisë, ose me një lojtar më pak në fushë.

Por këtu po flasim për Lahm, kështu që nuk duhet të befasohemi se ai me një ndërhyrje milimetrike ia largoi topin Samuel Eto’o, me këtë të fundit që pastaj u detyrua ta përqafonte.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: