Lahi Brahimaj shpall kandidaturën për deputet
Ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, synon rikthimin në Kuvend.
Me anë të një video mesazhi në “Facebook” ka bërë të ditur se do të kandidojë sërish për deputet.
“Me mua në Parlament, sikurse në Luftë dhe deri më tash në paqe, vetëm do t’i shërbejë popullit! Për Kosovën direkt në NATO”, shkroi ai ndër të tjerash.
Postimi i plotë:
“Kandidoj për deputet, në shërbim të popullit
Për 8 vite, u përballa me dinjitet në Hagë.
Nuk e kisha shqetësimin për mua, por për trashëgiminë mbi UÇK-në.
Neve na u vërtetua pastërtia e luftës dhe kjo ndihmoi po ashtu në shtet-ndërtimin e Kosovës.
Iu riktheva angazhimit në bujqësi për mirëqenien e familjes dhe aktivitetit politik për të mbrojtur dhe avancuar shtetin e Kosovës.
Kosova e sigurt dhe me zhvillim ekonomik – angazhimi im politik!
Asnjëherë nuk kam zhgënjyer popullin tim. Asnjëherë nuk bëj kompromis për interesin e qytetarëve tanë.
E tërë jeta ime dhe familjes sime është në shërbim të popullit.
Kandidoj për ta përfaqësuar popullin në Parlamentin e Kosovës.
Me mua në Parlament, sikurse në Luftë dhe deri më tash në paqe, vetëm do t’i shërbejë popullit!
Për Kosovën direkt në NATO.”, thuhet në postim.