Lahi Brahimaj: Peja historike dëshmoi sot forcën e pathyeshme dhe përkushtimin ndaj vizionit për Kosovën Fituese
![Lahi Brahimaj: Peja historike dëshmoi sot forcën e pathyeshme dhe përkushtimin ndaj vizionit për Kosovën Fituese](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7853-450x300.jpeg)
Kandidati për deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka ndarë pamje nga tubimi përmbyllës i ‘Koalicionit për Kosovën Fituese’ në Pejë.
Brahimaj tha se Peja historike, kryeqendra e Dukagjinit, dëshmoi sot forcën e saj të pathyeshme dhe përkushtimin ndaj vizionit për Kosovën Fituese.
Ai tutje potencoi se mbështetja masive e qytetarëve është konfirmim i fitores.
“Bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët e mi të dashur, angazhimi juaj i palodhshëm është garanci për fitoren që po vjen. Lista 137 përfaqëson vullnetin e përbashkët për një shtet të fortë, të zhvilluar dhe krenar.Nesër është dita vendimtare për të ardhmen tonë. Vota për 137 është votë për dinjitetin, për zhvillimin ekonomik dhe për anëtarësimin direkt në NATO. Së bashku do ta bëjmë Kosovën fituese” shkruan Brahimaj.