Lahi Brahimaj në Deçan: Çdo lagje e fshat është zgjuar, e kanë kuptuar se koha për ndryshim ka ardhur
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj (90), ka marr mbështetje të madhe nga fshatrat e Deçanit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Brahimaj ka thënë se qytetarët janë shumë të shqetësuar për vendin dhe se tani po kërkojnë siguri dhe zhvllim.
”Zëri i këtyre njerëzve punëtorë e atdhedashës është i qartë: Kosova meriton më shumë se kjo qeveri e dështuar që po na çon prapa çdo ditë. Bashkë do ta ndërtojmë Kosovën Fituese.” thuhej në postimin e Brahimaj nga takimi me përkrahësit.