Lahi Brahimaj merr përkrahjen e bashkëluftëtarëve në disa fshatra të Gjakovës
Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj ka marr përkrahjen e bashkëluftëtarëve në disa fshatra të Gjakovës.
”Sonte, në një mbrëmje të ngrohtë vëllazërore, u takuam me bashkëluftëtarët dhe aktivistët e AAK-së nga Cermjani, Kodralia, Rashkoci, Meqa e Rakovina. Biseduam për sfidat e sotme, por edhe kujtimet e pathyeshme që na lidhin që nga ditët e luftës”, ka shkruar Brahimaj.
Këto takime na kujtojnë se forca jonë qëndron në unitetin tonë, bashkë luftuam për liri, bashkë do të punojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, ka shtuar më tutje ai.