Lahi Brahimaj: Malisheva shtëpia ime e dytë, fuqishëm për Kosovën e sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar
![Lahi Brahimaj: Malisheva shtëpia ime e dytë, fuqishëm për Kosovën e sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/IMG_7347-1-450x300.jpeg)
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit të Kosovës Fituese, Lahi Brahimaj, i cili bart numrin 90 në listën zgjedhore, ka shkruar për tubimin madhështor në Malishevë.
Brahimaj kujton se Malisheva dikur ishte shtëpia e dytë, gjatë kohës sa shërbente si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.
“Malisheva, ku historia dhe e ardhmja takohen, dikur ishte shtëpia ime e dytë, kur në cilësinë e anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm, pata nderin të njoh bashkëluftëtarë trima e guximtarë, krah për krah në istikamet e mbrojtjes së Atdheut”, tha Brahimaj.
”Edhe sot u prita nga ta me të njëjtën ngrohtësi e vendosmëri dhe dëgjova zërin e tyre, fuqishëm për Kosovën e sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar”, shtoi ndër të tjera ai.
Koalicioni AAK-Nisma bart numrin 137 në fletëvotim, kurse kandidati për deputet Brahimaj ka numrin 90.