Lahi Brahimaj kujton Mujë Krasniqin: Nga gjaku i dëshmorëve lindi liria, ata na frymëzojnë çdo ditë

Lahi Brahimaj kujton Mujë Krasniqin: Nga gjaku i dëshmorëve lindi liria, ata na frymëzojnë çdo ditë

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka përkujtuar Mujë Krasniqin në 26 vjetorin e rënies heroike, shkruan Periskopi.

Brahimaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se komandant Kapuçi ishte bashkëthemelues i UÇK-së.

“Pikërisht 20 vjet pas sakrificës së tyre sublime, Kosova themeloi Ushtrinë e saj. Dëshmorët tanë na frymëzojnë çdo ditë – nga gjaku i tyre lindi liria, nga liria u krijua ushtria jonë”, shkroi mes tjerash Brahimaj.

Postimi i plotë:

Flijimi për liri është testament që kalon brez pas brezi, duke u shndërruar në themele të forta për shtetin tonë.

Sot përkujtojmë 26 vjetorin e rënies heroike të Komandant Kapuçit, Mujë Krasniqit, bashkë me 40 bashkëluftëtarë. Bashkëthemelues i UÇK-së, dy herë i plagosur në beteja, luftoi krah për krah me vëllain Aliun dhe shokun e pandashëm Beqir Gashin.

Pikërisht 20 vjet pas sakrificës së tyre sublime, Kosova themeloi Ushtrinë e saj. Dëshmorët tanë na frymëzojnë çdo ditë – nga gjaku i tyre lindi liria, nga liria u krijua ushtria jonë.

Shpërndaje në: