Lahi Brahimaj fton qytetarët në tubimin përmbyllës të AAK-së në Gjakovë

Lahi Brahimaj fton qytetarët në tubimin përmbyllës të AAK-së në Gjakovë

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Lahi Brahimaj, ka njoftuar për tubimin përmbyllës të partisë.

Ai ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së që të bashkohen me të sonte në Pallatin e Kulturës në Gjakovë.

Brahimaj e falënderoi publikisht për mbështetje qytetarët për angazhimin e tyre gjatë 30 ditëve të fushatës, duke potencuar se Gjakova ka qenë dhe do të mbetet një bastion i AAK-së.

Tubimi do të mbahet nga ora 17:30, në përmbyllje të aktiviteteve të fushatës së AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lahi Brahimaj kandidon me numrin 90.

Shpërndaje në: