Lahi Brahimaj: Fitorja jonë është fitore e çdo qytetari që beson në një të ardhme më të mirë për vendin tonë

Lahi Brahimaj: Fitorja jonë është fitore e çdo qytetari që beson në një të ardhme më të mirë për vendin tonë

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka ndarë pamje nga takimi me qytetarët e Gjakovës.

Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë:

Gjakova u ngrit sonte në këmbë për të konfirmuar se Kosova Fituese është e vetmja rrugë përpara. Projekti ynë për një Kosovë të fortë, me ushtri të fuqishme dhe anëtarësim direkt në NATO, për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për çdo familje, për shtet të së drejtës dhe dinjitet ndërkombëtar, është tashmë vullnet i shumicës. Fitorja jonë është fitore e çdo qytetari që beson në një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Shpërndaje në: