Lahi Brahimaj e pi kafenë e mëngjesit me Zenun Elezajn: Mëngjesi koha më e mirë për biseda dhe planifikime

Lahi Brahimaj e pi kafenë e mëngjesit me Zenun Elezajn: Mëngjesi koha më e mirë për biseda dhe planifikime

Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj, ka nisur ditën duke pirë kafenë e mëngjesit me kryetarin e komunës, Zenun Elezaj, i cili ka thënë se është një burrë që punon pa pushim për Klinën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mëngjesi koha më e mirë për biseda dhe planifikime.

Postimi i tij i plotë:

Mëngjesi i hershëm është koha më e mirë për biseda dhe planifikime.
Në një fillim dite të bukur, ndava kafen e mëngjesit me mikun tim, kryetarin e komunës, Zenun Elezaj, një burrë që punon pa pushim për Klinën.Shpeshherë, në thjeshtësinë e një kafeje, lindin ide të mëdha.

Shpërndaje në: