Lahi Brahimaj kujton aksionin e UÇK’së të 11 shtatorit 1997 kur u sulmuan njëkohësisht 11 stacione policore
Ish komandanti, Lahi Brahimaj ka kujtuar aksionin e UÇK-së të 11 shtatorit 1997 kur u sulmuan 11 stacione policore.
Ai në Facebook ka thënë se UÇK-ja ndërmori një aksion të gjerë që përfshiu një pjesë të madhe të Kosovës së okupuar.
Brahimaj tha se ndjehej krenar që ishte një nga planifikuesit dhe zbatuesit e këtij operacioni vendimtar.
Njoftimi i plotë:
Shtator 11, Ne ora 11 Stacione 11. – Momentet e mëdha historike shpesh lindin nga guximi i atyre që besojnë në një të ardhme më të mirë, edhe kur shpresat duken të humbura.
Më 11 shtator 1997, UÇK-ja ndërmori një aksion të gjerë që përfshiu një pjesë të madhe të Kosovës së okupuar. 11 stacione policore u sulmuan njëkohësisht nga ora 11 e mbrëmjes. Nga Shqiponja u nisën 2 njësi, dhe pas aksioneve të suksesshme, në mëngjesin e 12 shtatorit, 3 njësi gjetën strehë atje. Isha krenar të isha një nga planifikuesit dhe zbatuesit e këtij operacioni vendimtar.
Këto momente heroizmi na kujtojnë se çdo hap drejt lirisë kërkon planifikim të kujdesshëm, guxim të palëkundur dhe veprim të vendosur. Ato janë dëshmi e forcës së pathyeshme të shpirtit tonë kombëtar.