Labinot Tahiri u dërgon batanije mërgimtarëve që po presin në Merdare

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri thotë se nuk ka mundur të qëndrojë i ulur në shtëpi derisa në Merdare shumë bashkatdhetar janë duke prit me orë të tëra për ta kaluar kufirin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka postuar disa fotografi në një prej dyqaneve në Kosovë ku ka treguar se ka blerë disa batanije për mërgimtarët që po presin në kufi.

“Në emrin e qytetarëve të Kosovës, për ju vëllezër e motra Gurbetqarë, jam nisur në Merdare në Kufi, për të ju dhënë nga vetja sadopak nga një Batanie( Qebe) për rrugë! Edhe pse e di që i keni të gjitha, si shej e pritjeve me orë të gjata me vrau ndërgjegjja që të qëndrojë i ulur në shtëpi”, ka shkruar Tahiri

Ai pastaj ka shkuar në kufirin në mes Kosovës dhe Serbisë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufijve ka njoftuar sot se mërgimtarët janë duke pritur në Merdare deri në pesë orë.

Tani në kufi në Merdare për ti vizituar udhetarët që udhetojnë në mërgim!

Posted by Labinot Tahiri on Saturday, 12 January 2019

 

Shpërndaje në: