Labinot Tahiri reagon për qytetarin që qajti në TV: A jeni more normal?

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri, ka reaguar pas rastit të Hamdi Aliut, i cili gjatë së hënës në një emision televiziv filloi të qajë, duke thënë se ka mbetur pa bukë që disa ditë, pasi pronari i Kompanisë ia kishte ndaluar pagën.

Kjo deklaratë e tij mori jehonë në rrjetet sociale, ku shumëkush u solidarizua me deklaratën e tij.

Por, familjarët e Hamdi Aliut, kanë reaguar gjatë ditës së sotme, duke thënë se nuk është ashtu si ka thënë kryefamiljari i tyre. Ata thanë se gjendja ekonomike nuk është alarmante, si u paraqit nga vetë Aliu.

Përkundër që demantimin ndaj fjalëve të Aliut, e kanë bërë vetë familjarët e tij, deputeti Labinot Tahiri, ka reaguar në Facebook, duke thënë se është turp të thuhet se gjendja e Aliut nuk është e tillë, si ai e kishte thënë.

“Është turp me thanë se axha që derdhte lot, ka gënjyer’ A jeni more normal qysh abuzoni me këtë Axhë, tuj thënë se ka rrejt njeri? A jeni normal t’ u e kuptuar se askush nuk vajton prej qefit? Është mëse e vertetë se popullata është në gjendje kritike nga (përmbaruesit)që ju bejnë presion njerëzve..!”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka shtuar se këtë çështje duhet ta shikojë ministri i Drejtësisë, në mënyrë që të merren masa ndaj rasteve të tillë.

“Këtë shqetsim, duhet t’a shikoj mirë ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri dhe Qeveria e Kosovës për t’ua letuar mundesitë kategorisë si ky axha e që ka shumë të tjerë që janë në depresion e që nuk ka filluar avazi i vetëvrasjeve!! Unë si të takojë, kryeminsitrin Ramush Haradinaj, dhe ministrin, do t’a shqyrtojë këtë qështje, sepse edhe (bankat)i kanë fajet që ju japin kredi atyre që nuk kanë (kaqik)që paguajnë kredinë. Marojnë duke ju dhënë oferta joshëse, e pastajë ja rrasin përmbaruest mbrapa shpines, si me kanë ‘kasapë’!!”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Statusi i tij vazhdon me kritika ndaj atyre që kanë thënë se rasti i Aliut nuk është i vërtetë. Thotë se ata që thonë kështu i kanë përmbi 400 euro në xhep.

“Ju që po thuni se axha ka rrejt është marre, është turp! A e dini pse thoni ju, se ju i keni 400 euro në xhep, 4000, e 4 milion, ndoshta edhe jo të juajat. Mos harroni kur të ju vjen voja te B..tha atëherë ja dini të varfërit!  Ju tash po doni me thënë se ata që e ndihmuan kanë gabuar jooooo nuk kanë gabuar se ai ashtu e ka gjendjen dhe shumë të tjerë si ai. Boll mire e ka shpreh zotnia’ ma kanë ndalur bukën e gojës. Ështē normale me vepruar bankat në mënyrë rigoroze kur janë rrogat mesatare, por jo kur janë rrogat 150 euro me e shkatrru njeriun! Nuk po them që me i largua nga puna pëbarueesit, por mendojë se duhet me i ndarē kategoritë. Nuk e di a shkruan kur ne e bejmë kontratën në bankë, se a do të ju ndjekin përmbaruesit?! Shteti duhet të marrë parasyshë këto raste të renda. Naten e mirë e bëfshi!”, ka përfunduar shkrimi i deputetit Tahiri