Labinot Tahiri i qepon shkelm politikës: Del jashtë dhe ia thotë këngës
Këngëtari, Labinot Tahiri – Labi si duket ka harruar premtimin e dhënë për mos dalje jashtë shtetit deri sa të bëhet liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai pritet që me 4 prill të këndoj në një klub nate në Helsingborg të Suedisë, shkruan Periskopi.
Kujtojmë që Labi sa ishte deputet kishte dorëzuar pasaportat në Kuvendin e Kosovës duke u solidarizuar më qytetarët e tjerë për mos liberalizimin e vizave.
Po ashtu Labi kishte premtuar që nuk do ta heq mjekrën për vizat por premtim ky që nuk u mbajt shumë gjatë nga këngëtari ferizajas./Periskopi/