Labinot Tahiri: A ka virus? Ku jeni more, ku jeni fshehur?

Labinot Tahiri: A ka virus? Ku jeni more, ku jeni fshehur?

Këngëtari Labinot Tahiri ka kundërshtuar vendosjen e masave të reja kundër Covid-19, të vendosura dje nga Qeveria e Kosovës.

Tahiri pyeti se pse u vendosën sërish masa përkundër që qytetarët janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës.

“A jeni të vaksionuar me nga dy doza ? Po. Përse jemi prap në mbyllje? A na sygjeronin qê ti marrim vaksinat se më nuk ju mbyllin dhe kalon pandemia! Çfarë logjike ka këtu; ku qendrat tregtare janë hapur me nga 2000 persona në ditê dhe me plot qarkullim, ndërsa fitneset ku sporti i shëron njerëzit i kanë mshel dhe po i mbajnë mbyllur”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë thirrje që të mos ketë panik, teksa paralajmëroi se doza e tretë nuk do të jetë e fundit.

Postimi i plotë:

Hey..!

A ka virus?

Ku jeni more , ku jeni fshehur

A jeni të vaksionuar me nga dy doza ? Po.

Përse jemi prap në mbyllje?

A na sygjeronin qê ti marrim vaksinat se më nuk ju mbyllin dhe kalon pandemia!

Çfarë logjike ka këtu; ku qendrat tregtare janë hapur me nga 2000 persona në ditê dhe me plot qarkullim, ndërsa fitneset ku sporti i shëron njerëzit i kanë mshel dhe po i mbajnë mbyllur

Zoti ynê i madh!

Experta se jo mahii!

Heu BACA Kovid Biznesi e pirolla të qoftë!

E di që disa me shajn, ama nuk ka dert.

Hallall u’a bëj , ama e them realitetin dhe me del kah shpirti çfardo që e them.

Ju lutem jetojeni jetën pa panikë, se më jemi mesuar ; ku mbas kësaj doze të tretë , vjen doza tjetër ma e nxeht..

Vaksina e 4-të, e 5-të e me radhë..!

Gjynah, janë berë si rexhisora të atij filmi legjendar; RAMBO 1-shi, 2-shi, 3-shi, e derisa të starton 5 G-ja në Kosovën Republikë  E PASTAJ VARFERIA!

Të dashur qytetarê, edhe unê kam pasur humbje në antarêt e familjes sime nga ky lloj virusi dhe me vje shumë keq, ama është politik dhe , vazhdon të mbetët i dalur nga dora e njeriut , e jo nga dora e ZOTIT.

Natën Quna e Goca  ju pastë Zoti me shendet dhe me të mira

Labi Kosovê e Shqipërisë.

 

Shpërndaje në: