Labi ia kujton politikës fushatën: Nga java tjetër nisim mbrëmjet muzikore

Labi ia kujton politikës fushatën: Nga java tjetër nisim mbrëmjet muzikore

Pas përfundimit të fushatës zgjedhore, ish-deputeti i Kuvendit dhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka paralajmëruar se do të nisin edhe mbrëmjet muzikore.

Në profilin e tij në Instagram, këngëtari përveç tjerash tha se që nga java tjetër në lokalet në Ferizaj dhe në gjithë Kosovën do ketë atmosferë festive.

Ai thotë se kushdo që konfirmohet i infektuar le të izolohet në shtëpi, por sipas tij, përndryshe puna do të vazhdojë.

“Nga java tjetër nëpër lokalet e Ferizajt dhe në krejt lokalet e Kosovës. Tani fushata ka mbaruar rastet janë rritur si pasojë e fushatës! Ani nuk ka dert, tani edhe ne duam të helmohemi, nuk ka dert që fushatat i shtuan rastet”, shkruan ndër të tjera Labi

Shpërndaje në: