Labi i bie pishman, largon videot e kërkon falje
Ish-deputeti, këngëtari e humanisti, Labinot Tahiri u bë goxha i përfolur në media ditëve të fundit.
Kjo pas disa videove që i publikoi ku ishte si rrallë herë i mllefosur, shkruan gazeta inFokus.
Këto erdhën pas një reagimi të tij, ku tha që do të thërret protesta nëse nuk lejohet mbajtja e dasmave.
Por, si duket tash i ka rënë pishman për videot ku nuk mungonin as fjalët banale.
Madje, për këtë edhe ka kërkuar falje
“Mirëmengjesi qytetarë të dashur!
Më paskan bërë një nderë dikush me këto video inserte disa nga veprat tona e po i postoj!
Ato video qe ishin me fyrjet nga ana ime i kam fshirë të gjitha dhe prap u kërkoj falje që i keni dëgjuar nga ana ime sepse nuk jam me atë karakter por nganjeher të plasin nervat.
Isha në të drejtën tim por jam person që nuk dua përqarje le tê jetojë rinia e ne tê punojmë së bashku!
Tash mendjen nuk mund të ia ndali secilit dhe uroj tê vazhdoj jeta e mirë e tê punojmê vetëm pêr dritên e bardhë!
Shpresoj se më ashtu nuk do me shifni sepse edhe familjen sdu ta shqetsoj me nervat e mia.
Zoti na ndihmoftë e të vazhdojmë me misionin me i gëzua femijet e pleqët e kësaj toke.
Labi-FKSH”, k ashkruar Labinot Tahiri.