La Liga duket se do të jetë destinacioni i Vedat Muriqit
Vedat Muriqi mund të përfundojë te Mallorca.
Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi nuk ka të ardhme te skuadra e Lazios dhe pritet të largohet gjatë kësaj jave, pra deri në fundin e merkatos.
Skuadra të shumta janë lidhur me emrin e tij, duke filluar nga Fenerbahce, CSKA Moscow e WBA.
Por, sipas Alfredo Pedulla, lojtari është afër kalimit te skuadra spanjolle, Mallorca.
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) January 25, 2022
Mallorca dëshiron ta ketë lojtarin në formë huazimi, me obligim blerjeje në fund të sezonit.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje konkrete sa i përket këtij planifikimi.