“La La Land” thyen rekordin në Golden Globe

“La La Land” thyen rekordin në Golden Globe

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, me fituesin kryesor “La La Land” që theu rekordin.

Mjuzikëlli “La La Land” fitoi çdo çmim për të cilin ishte nominuar, raporton BBC. Ai mori shtatë çmime, që është rekord për “Golden Globe”, transmeton Koha.net.

Ai ishte i nominuar për mjuzikëllin ose komedinë më të mirë, regjinë, skenarin, muzikën origjinale dhe këngën më të mirë.

Yjet e filmit Emma Stone dhe Ryan Gosling fituan në kategorinë e aktorëve.

“Golden Globe” shihet si pararendëse e “Oscars”.

“Moonlight” fitoi çmimin për dramën më të mirë, përderisa Casey Affleck dhe Isabelle Huppert fituan çmimet e tjera për aktrim.

Affleck u emërua aktori më i mirë në një dramë film për rolin e tij në “Manchester By The Sea” dhe ylli francez Huppert është fituesja surprizë e çmimit për aktoren më të mirë të filmit dramatik.

Viola Davis fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rolin dytësor për rolin e luajtur të një gruaje në vitet e 1950-ta në Pittsburgh të filmit “Fences”, rol që e kishte luajtur në Broadway gjashtë vite më parë.

Kurse aktori më i mirë në rolin dytësor u zgjodh Aaron Taylor-Johnson për rolin e tij në filmin “Nocturnal Animals”.

“Zootopia” mori çmimin për animacionin më të mirë. Claire Foy ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në seritë televizive për portretizimin e mbretëreshës “Elizabeth II” në serinë e Netflixit “The Crown”.

Shpërndaje në: