Kylie Jenner i ka miliardat por emocionohet për një çantë që kushton 100 mijë euro

Kylie Jenner i ka miliardat por emocionohet për një çantë që kushton 100 mijë euro

Kylie Jenner ka festuar ditëlindjen e 25-të, në një festë private në një jaht e rrethuar me miq e familjarë.

Nëna e saj, Kris Jenner, i dhuroi asaj një çantë të veçantë e të rrallë, Hermes Birkin, e cila kushton rreth 100 mijë dollarë, shkruan The Independent.

Në video, themeluesja e Kylie Cosmetics hapi dy nga kutitë e firmës së Hermes në ngjyrë portokalli të ndezur, ndërsa të gjithë të ftuarit e saj shikonin.

Kutia e parë përmbante një palë pantofla portokalli pelushi të Hermes, të cilat shiten me pakicë për 670 dollarë.

Kylie bëri të ditur se me këtë dhuratë bëri tri çanta të këtij lloji./Klankosova.tv

Shpërndaje në: