Kylian Mbappe poshtëroi keq Messin dhe dy yje të Barcelonës brenda tre sekondave mbrëmë
Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe tregoi aftësitë e vërteta të tij në paraqitjen e tij të parë kundër Barcelonës, të martën mbrëma.
Francezi ishte në formë absolutisht drithëruese në ‘Camp Nou’, duke realizuar hattrick për ta anuluar golin nga penalltia të Lionel Messit, transmeton Periskopi.
Moise Kean gjithashtu shënoi për parisienët, të cilët regjistruan një fitore impresive 4-1.
Mirëpo, ishte Mbappe ai që vodhi spektaklin.
22-vjeçari, i cili përkundër moshës ka fituar shumë trofe deri tash në karrierën e tij, shënoi një gol brilant të barazimit në pjesën e parë.
Ai pastaj dyfishoi në minutën e 65-të me një finish të saktë nga afërsia.
Sipas ‘Opta’, Mbappe është lojtari më i ri në histori të Champions Leagues që shënon dy gola në një ndeshje eleminuese kundër Barcelonës.
Herët në pjesën e dytë, Mbappe edhe u tall me lojtarët e Barcelonës, përfshirë Messin, me disa aftësi dhe lëvizje brilante.
Sulmuesi i klasit botëror tregoi çfarë këmbë të shpejta posedon, teksa kaloi Messin, Pedrin dhe pastaj Sergio Busquetsin si të mos ishin fare.
Shikoni më poshtë.
Ai pastaj kompletoi hattrickun në minutën e 85-të. /Periskopi.com/