Kylian Mbappe i tregon Benzemas si kryhet puna, shkund Uellsin me një goditje ‘karate’
Kombëtarja e Francës ka kaluar në epërsi kundër Uellsit, në ndeshjen miqësore para Kampionatit Evropian.
Kylian Mbappe ka shënuar në minutën e 35-të, duke qëlluar me një zgjatje impresive, pas një pritjeje të portierit uellsian fillimisht, shkruan Periskopi.
Kujtojmë se në minutën e 27-të, Karim Benzema kishte huqur një penallti në ndeshjen e tij debutuese pas rikthimit te Kombëtarja pas një kohe të gjatë.
Shikoni golin e Mbappe më poshtë. /Periskopi.com/