Kylian Mbappe është kapiten i ri i Francës

Kylian Mbappe është kapiten i ri i Francës

Kylian Mbappe është kapiteni i ri i kombëtares franceze.

Zgjedhja u bë nga Didier Deschamps dhe tashmë iu komunikua lojtarëve gjatë fazës përgatitore për ndeshjet me Holandën dhe Irlandën, kualifikuese për Euro-2024.

Në këtë mënyrë, sulmuesi i Paris Saint-Germain, një figurë madhështore për Les Bleus, me 36 gola në 66 ndeshje në moshën 24-vjeçare, është pasardhësi i Hugo Lloris.

Sipas L’Equipe, Deschamps ishte i pavendosur mes Mbappe dhe Antoine Griezmann, por në fund vendosi për sulmuesin e PSG’së. Prandaj Griezmann do të jetë pjesë e grupit të nënkapitenëve.

Shpërndaje në: