Kyle Walker mund të humbasë Botërorin për shkak të lëndimit të pazakontë

Kyle Walker mund të humbasë Botërorin për shkak të lëndimit të pazakontë

Kyle Walker mund të humbasë Kupën e Botës pasi mbrojtësi i Anglisë dhe Mançester Cityt përballet me një lëndim të rëndë.

Walker humbi fitoren rutinë të së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve ndaj FC Copenhagen për shkak të një dëmtimi në bark, shkruan Periskopi.

Megjithatë, është raportuar se mbrojtësi i djathtë ishte operuar në fillim të kësaj jave dhe tani është në dyshim për Kupën e Botës në Katar këtë dimër.

Menaxheri i Cityt Guardiola kishte zbuluar mbrëmë “Është diçka abdominale dhe ai do të jetë pak kohë jashtë”, tha Guardiola. ‘Nuk e di (për sa kohë). Nuk mund të them asgjë tjetër’, tregoi ai.

Kujtojmë se mbrojtësi ishte lënduar në takimin ndaj Man United ku City fitoi në 6:3.

Shpërndaje në: