“Ky veç plumbin e ka hak”: Mëgimtari nga Belgjika e kërcënon me vrasje Ilir Mirenën
Sulmet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës ndaj mediave dhe gazetarëve kanë filluar të kenë efektin negativ të tyre, duke shtyrë kështu që të rritet numri i kërcënimeve nga qytetarët në drejtim të drejtorëve të mediave dhe gazetarëve . Së fundmi drejtori jonë, Ilir Mirena është kërcënuar me vrasje.
Mirena ka publikuar në rrjete sociale një koment nga një person me emrin Visar Kabashi.
I njëjti jeton në Belgjikë, Bruksel, dhe nga postimet në facebook shihet se është profil real.
Mirena reagimin e ka bërë në rrjete sociale.
Postimi:
Kane nis me u ba nervoz militantat.
Rune kete nervoz edhe kur t’ju therrasin n’polici e gjykate. Mos u ligavnu aty…