Ky ushqim shëron mbi 300 sëmundje
Moringa është një lloj druri që rritet në Himalaja dhe rajone të Indisë, Afrikës, Pakistanit dhe Tajlandës.
Sikur ushqimet tjera të popullarizuara, vetitë pozitive të drurit moringa janë të njohura në kultura të ndryshme mijëra vjet më herët. Sipas studimit të publikuar në revistën “Phytotherapy Research”, lëvorja, lëngu, gjethja, farat dhe lulet e moringës tradicionalisht janë përdorur për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, si artriti, epilepsia, çrregullimi i gjëndrës tiroide, anemisë, infeksionet bakteriale, kërpudhat dhe parazitët e ndryshëm të viruseve.
“Druri magjik” është i ndërlidhur edhe me efektet pozitive në rritjen e funksionit të lëkurës dhe flokëve, shëndetin e eshtrave, syve, imunitetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe parandalimin e kancerit, transmeton KosovaPress.Gjethet e moringës përmbajnë më shumë vitaminë A se karota, më tepër kalcium se qumështi dhe më tepër hekur se spinaqi. Po ashtu është e pasur me vitaminë C, kalium dhe proteina.
Moringa ka shije të mirë dhe për shkak të vetive kjo bimë është e shkëlqyeshme si shtojcë në ushqime. Gjethet e saj shpesh përdoren në formën e pluhurit dhe konsumohen në formë çaji, dhe prej sa po ashtu bëhen sallata dhe erëza. Për fillim, ju nevojiten rreth 6 gramë në ditë.
Ajo mund të kombinohet me pije, bukë, ëmbëlsira, supë, por edhe me lëng limoni të përzier me ujë. Përveç në ushqim, vaji i moringës përdoret edhe në industrinë e kozmetikës për parfume.