Ky truk zbulon se a është gota e birrës e pastër (Video)

Ky truk zbulon se a është gota e birrës e pastër (Video)

Videoja dedikuar punëtorëve të banakut krejt rastësisht ka zbuluar një sekret të madh – si të zbuloni se a është e pastruar siç duhet gota juaj e birrës.

Videon që e ka xhiruar një prodhues i birrave tregon dallimin midis gotës së pastër dhe gotës së papastër të birrës.

Në të vërtetë, mbetjet e detergjentit mund të ndryshojnë shijen e birrës e cila është prodhuar me kujdes, është transportuar dhe paketuar siç duhet për të ruajtur shijen e saj, transmeton Telegrafi.

Sekreti i cili zbulon se a kanë mbetur në gotë gjurmë detergjenti, vaji apo materie të tjera të cilat assesi nuk bën të mbeten në të fshihet në flluskat të cilat “ngjiten” për skaje të gotës, por edhe në shkumë e cila shpejt “ulet”.

Në video shpjegohet se mënyra më e mirë që të verifikoni se sa është gota juaj vërtet e pastër që ta lagni pak, qitni kripë në të dhe tundeni.

Nëse mbulon në mënyrë të barabartë brendësinë e gotës, ajo është “e pastër për birrë”, nëse nuk ndodh kështu, gota është e papastër dhe në të gjenden njolla të yndyrës të cilat tërheqin më shumë kripë.

Shpërndaje në: