Ky televizion kosovar e transmeton meçin e madh të Robin Krasniqit
Boksieri Robin Krasniqi do të rikthehet sot në ring për ta zhvilluar luftën e radhës të karrierës së tij.
Ai do të ballafaqohet me boksierin Timur Nikarkhoevin dhe kjo luftë do të zhvillohet në arenën madhështore “AUDI DOME” në Mynih të Gjermanisë, shkruan Periskopi.
Ky meç i madh pritet të fillojë nga ora 21:00 dhe mund ta shikoni në Klan Kosova.
Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Dhe së fundi ka boksuar me 9 tetor 2021, ku ka humbur nga Dominick Bozell.