Ky do të jetë telefoni i parë me gjashtë kamera

Teksa shohim gjithnjë e më shumë telefona me dy kamera të përparme, dhe dy kamera në anën e pasme, modeli i ri nga Nokia pritet të ketë gjithsej gjashtë kamera, thonë raportet e fundit nga Kina.
Sipas Android Headlines, ky është një telefon që nuk ka të bëjë me Nokia 8 dhe 9 të ri, që HMD Global duhet ta paraqesë këtë vit.
Gjithashtu, kjo pajisje nuk do të ketë premierën në panairin e Barcelonës në fund të shkurtit, por më vonë këtë vit – ndoshta në panairin IFA në Berlin.
Sa i përket detajeve të tjera, përmendet procesori Snapdragon 845.