Ky shtet po ndalon përdorimin e telefonave të mençur
Rusia ka miratuar ditën e djeshme ligjin për të mos lejuar përdorimin e smartphone-ve, të cilat nuk janë të pajisura me software-n Rus.
Ky ligj do të hyjë në fuqi në korrik të 2020 ku përveç telefonave përfshihen dhe televizorë dhe çdo pajisje tjetër të inkorporuar me sistemin smart.
Përmes këtij ligji parashikohet lehtësim i të gjithë përdoruesve dhe promovim e teknologjisë ruse.
Në të njëjtën kohë do të vështirësojë dhe shitjen nga kompanitë e huaja nëqoftëse nuk do të pranojnë bashkimin me software-n rus. Por kjo ka shkaktuar dhe reagimin e shumë qytetarëve të cilët shprehin se kanë frikë nga përgjimet.
Në parlament është paraqitur dhe lista e plotë e të gjithë pajisjeve të cilat do të ndryshohen.
Rusia ka shtuar shumë dhe kontrollet kombëtare kibernetike në të njëjtën kohë dhe për censurimin e shumë përmbajtjeve.