Ky lojtar u shpall më i miri i ndeshjes në përballjen Francë-Hungari
Kombëtarja e Francës është ndalur befasisht me një barazim 1-1 nga Kombëtarja e Hungarisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.
Ishte kjo një paraqitje dinjitoze e Hungarisë duke e ruajtur epërsinë deri në minutën e 66’ kur Griezmann barazoi rezultatin.
László Kleinheisler u shpall si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Grupi F që po konsiderohet me të drejte si grupi i vdekjes vazhdon tani me ndeshjen derbi ndërmjet Portugalisë dhe Gjermanisë nga ora 18:00.