Ky lojtar i Zvicrës nuk do të luajë sonte ndaj Kosovës
Zvicra do të jetë sonte mysafire e Kosovës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.
Në faqen e UEFA-s është publike lista me futbollistët që Murat Yakin do t’i ketë në dispozicion për sonte.
Të gjithë futbollistët e ftuar nga Yakin për ndeshjen ndaj “Dardanëve” janë të gatshëm, në përjashtim të Filip Ugrinic.
Ai u ftua për herë të parë nga Kombëtarja A e Zvicrës, por që nuk u grumbullua fare për shkak të një lëndimi në ije.
Ugrinic është i lindur në Luzern, por prejardhja e tij është nga Serbia.
Mesfushori 23-vjeçar aktivizohet te Young Boys.