Ky lloj mishi nuk duhet të konsumohet nga personat që vuajnë nga astma

Ky lloj mishi nuk duhet të konsumohet nga personat që vuajnë nga astma

Një studim i fundit ka treguar se konsumimi i mishit të përpunuar si salçiçe, proshutë apo llojet e ndryshme të sallamit mund të përkeqësojnë simptomat e njerëzve që vuajnë nga astma.

Sipas këtij studimi i cili është publikuar në revistën franceze “Thorax” ky përkeqësim vjen nga fakti se, këto produkte të përpunuara mund të kenë në përmbajtje të tyre nitrat, element ky që dëmton rrugët e frymëmarrjes.

Studimi është kryer në 1000 francezë. Shumica e tyre vuanin nga astma dhe përfundimet ishin alarmuese, pacientët të cilët kishin konsumuar 8 feta proshutë në javë kishin shfaqur përkeqësim të shenjave të astmës.

Sipas mjekëve çdo njeri i shëndetshëm ose i sëmurë me astmë nuk duhet të konsumojë më shumë se 70 gram mish të përpunuar në ditë.

Sipas studiuesve duhen ende studime të tjera shkencore për të vërtetuar lidhjen mes mishit dhe astmës, por sidoqoftë ata rekomandojnë që çelësi i një jete të shëndetshme është një ushqyerje e shëndetshme.

Shpërndaje në: