Ky klip i Man Unitedit nga finalja e Europa Leagues është aq mjerues, sa që ka shkuar viral

Ky klip i Man Unitedit nga finalja e Europa Leagues është aq mjerues, sa që ka shkuar viral

Manchester United vuajti një humbje shkatërruese në finalen e Europa Leagues, të mërkurën mbrëma.

‘Djajt e Kuq’ patën mundësi të artë të fitojnë një trofe nën urdhërat e Ole Gunnar Solskjaerit, kur u përballën me Villarrealin në ‘Polsat Plus Arena Godansk’, transmeton Periskopi.

Mirëpo, në kundërshtim me opinionin e disave, kundërshtarët spanjollë të tyre nuk e patën ndërmend të dorëzoheshin, veçanërisht pasi kishin trajner specialistin e kompeticionit.

‘Nëndetësja e Verdhë’ fitoi pas ekzekutimit të penalltive, me 120 minuta lojë që përfunduan me rezultat 1-1.

Dhe asgjë nuk e përmbledhë më mirë paraqitjen e Unitedit se një klip i postuar nga shfrytëzuesi i Tëitterit me emrin @UtdDavidd, e që është aq mjeruese të shikohet, sa që ka shkuar viral, duke marrë njëmijë ripostime dhe pëlqime.

Videoja që ju bën ta kruani kokën dhe që zgjatë 24 sekonda, tregon Eric Baillyn dhe Victor Lindelofin duke pasuar topin mes vete për një kohë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: