Ky këngëtar shqiptar do i thotë PO mbrëmjeve muzikore nga 1 Qershori
Kufizimet në ahengje dhe organizime të tjera kanë pasur një kosto të konsiderueshme ekonomike për këngëtarët shqiptarë.
Teksa ende nuk është sqaruar organizimi i dasmave këtë verë shkaku i pandemisë COVID-19, një prej këngëtarëve që është shumë i angazhuar në mbrëmje muzikore duket se ka pritur mjaftueshëm.
Albi Xhepës i është mbushur kupa, siç ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjete sociale.
Ai ka deklaruar se nëse mbahen protesta këtë javë, ai nga 1 Qershori do të pranojë të prenotohet për mbrëmje.
‘Prej datës 1 Qershor unë Albi Xhepa pranoj çdo ftesë për mbrëmje muzikore. Kush janë ata me u mbledh e ne jo? Boll mo se plasëm’ – deklaron këngëtari në postimin e bërë.
Kujtojmë se një prej kolegëve të tij, Labinot Tahiri ka qenë shumë i zëshëm kundër masave preventive shkak i coronavirusit duke deklaruar se ndalesat kanë një kosto shumë të madhe ekonomike për këngëtarët shqiptarë.